LAJMI I FUNDIT:

Qeveria reagon pas aksionit të PSD-së: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës

Qeveria reagon pas aksionit të PSD-së: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas protestës së mbajtur sot të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj.

Qeveria në reagimin e bërë për media thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.


Përdorën dhunë gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së, suspendohet polici mbikëqyrës, procedurë disiplinore ndaj të tjerëve
Lexo po ashtu Përdorën dhunë gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së, suspendohet polici mbikëqyrës, procedurë disiplinore ndaj të tjerëve

Më tej, në reagim thuhet se “Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin”.

“Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, përfundon reagimi i Qeverisë.

Ndryshe, për dhunën e përdorur gjatë arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aktivitetin e sotëm, Policia e Kosovës ka suspenduar policin mbikëqyrës, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale.

Partia Socialdemokrate (PSD) ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”, ndërkaq tetë nga personat pjesëmarrës në këtë aksion janë arrestuar.

Për dhunën e përdorur nga Policia e Kosovës ka pasur reagime nga shoqëria civile si dhe partitë opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori