Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Kukësin qytet për të cilin ka thënë se është djep i kulturës popullore shqiptare.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar Bashkinë, Këshillin e Qarkut dhe Prefekturën, për të vazhduar në Muzeun Etnografik, Radio Kukësi, Spitalin Rajonal, lokalin e bashkëluftëtarit Musli Lleshaj që ishte pikëtakim i luftëtarëve të lirisë, si dhe në Vlahen te familja e Avdi Sokolit, tani më të ndjerë, që me të birin Yllin dhe bashkëfshatarët ishin pranë tij në ditë të vështira, pas rënies së Luanit.
“Emocional ishte çdo moment gjatë kësaj vizite, veçanërisht homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Kukësi priti dhjetëra mijëra motra e vëllezër nga Kosova, të dëbuar nga pushtuesi gjatë Ekzodit të Madh të vitit 1999. Shtëpitë e këtij populli bujar, ishin strehë edhe për luftëtarët e UÇK-së. Mbi to u hodhën me mijëra predha artilerie gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Përgjatë kufirit, armiku i përbashkët mbolli një numër të madh të minave, e që morën jetë e plagosën shumë banorë të zonës”, ka shkruar Haradinaj.
“Vend i bukur, ashtu si të gjitha viset shqiptare, me burime, liqej, gurra, male e bjeshkë, monumente natyrale, kulturore dhe arkeologjike, Kukësi ka ruajtur traditat më të vjetra shqiptare ndër shekuj. Sot udhëtova në kohë, në histori, natyrë e kulturë. Në qytetin e nominuar për çmimin Nobel për Paqe, gjeta të përjetësuar në përmendore, emra të shkollave e rrugëve, shumë heronj kombëtar si Bajram Curri, Hasan Prishtina e Shote Galica. Me të drejtë ky qytet me dëshmi civilizimi mbi 6000 vjeçar, quhet edhe Qyteti i Tulipanëve, por këndej rriten edhe qindra lloje të bimëve mjekësore e aromatike. Shijova edhe gatimet e Kukësit, të përgatitura me shumë mjeshtri sipas traditave të vendit. Radio Kukësi, që nga vitet e ‘60-a, promovoi tek shqiptarët që gjendeshin nën okupim, ndjenjën kombëtare, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të lavdishme. Spitali i tyre, trajtoi qindra luftëtarë të plagosur të UÇK-së, por edhe shumë banorë vendas, që pësuan nga dora barbare”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Bashkisë Safet Gjici, kryetarin e Këshillit të Qarkut Abdullah Domi, Prefektin Zenel Kuçana, Radio Kukësin, Spitalin Rajonal të Kukësit, Musli Lleshaj, fshatin Vlahen dhe për Avdi Sokoli (post mortem).
“Mirënjohja dhe falënderimi ynë për popullin e Qarkut të Kukësit është i përjetshëm dhe nuk e mund harresa e as kalimi i viteve. As partitë e as kufijtë nuk do të na ndajnë asnjëherë!”, shkroi në fund Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze