LAJMI I FUNDIT:

Xholev: Gjykatësit marrin ryshfet se qytetarët japin dhe se mediumet shkruajnë se ka korrupsion

Xholev: Gjykatësit marrin ryshfet se qytetarët japin dhe se mediumet shkruajnë se ka korrupsion

Kryetari i Gjykatës Penale Shkup, Ivan Xholev fajësoi mediat për perceptimin e qytetarëve se gjyqësia është e korruptuar. Ai thotë se mediat vazhdimisht shkruajnë se gjykatësit janë të korruptuar.

“Unë mendoj se qytetarët janë të korruptuar dhe askush nuk shkruan për këtë. Personalisht, pas mbarimit të lëndës, qytetarët hapur më afrohet për të dhënë ryshfet ose bakshish. Kjo nuk ndodh vetëm me mua, por edhe te kolegët e tjerë. Unë ju them ‘Ju lutem’. Për këtë janë fajtore edhe mediat që shkruajnë vazhdimisht se gjykatësit janë të korruptuar. Ata ushqejnë qytetarët me informacione të tillë dhe i mësojnë se në këtë mënyrë fitohet drejtësia para gjykatës”, tha Xholev në takimin e sotëm që u organizua nga Komisioni Anti-korrupsion për korrupsionin në gjyqësi.

Në debat edhe gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq nga Gjykata Penale tha se problem për gjykatën dhe drejtësinë është që lëndët më të mëdha të korrupsionit u kthyen nga fillimi për shkak të pensionimit të gjyqtarëve porotë. Ai propozi që të miratohen ndryshime ligjore dhe atyre porotëve t’u vazhdohet mandati deri në përfundim të procesit gjyqësor.


Për dallim nga Tufegxhiq, Xholev kërkoi që gjyqësia të lavdërohet.

“Pse nuk lavdërohemi për atë se sa lëndë kemi përfunduar. Gjatë pandemisë në Greqi gjithçka ishte e mbyllur, nuk kishte gjykime. Këtu jo vetëm që kishte, por Gjykata Penale tejkaloi numrin e lëndëve të kryera në krahasim me vitin paraprak”, tha Xholev./Telegrafi/