LAJMI I FUNDIT:

Nga përmbytjet në Gjermani humbin jetën të paktën 21 persona – ujërat po marrin gjithçka para vetes

Nga përmbytjet në Gjermani humbin jetën të paktën 21 persona – ujërat po marrin gjithçka para vetes

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë po konsiderohen të zhdukur nga ekipet e shpëtimit, që janë duke bërë të pamundurën që të ndihmojnë qytetarët gjermanë që janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kanë goditur pjesën perëndimore të këtij vendi – përkatësisht Rhineland-Palatinate, shkruan The Guardian.

Në Rhineland-Palatinate, ka pasur rrëshqitje dheu, ku në këtë rajon po konsiderohen 70 persona të zhdukur si pasojë e shembjes së gjashtë shtëpive. Gjithashtu në këtë zonë janë konfirmuar tetë të vdekur, transmeton Telegrafi.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë tjerë që janë në rrezik të madh”, ka thënë zyrtari i Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer.


https://www.youtube.com/watch?v=B_BeBTE8inA

“Kurrë nuk kemi parë një katastrofë të tillë. Është diçka shkatërruese”, ka shtuar politikani socialdemokrat.

E zëdhënësi i policisë në Koblenz, ka thënë për Reuters se ende është i paqartë numri i saktë i personave që duhet shpëtuar, dhe që po qëndrojnë nëpër kulmet e shtëpisë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqin pamje “apokaliptike”, ku ujërat rrëmbenin gjithçka që u dilte përpara – madje veturat “lundronin” sikur të ishin varka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori