Nuk mund ta pajtohet asesi me humbjen e vëllait: Motra e Emiliano Salas tentoi të bënte vetëvrasje
Motra e sulmuesit tashmë të ndjerë të Cardiff City, Emiljano Sala, Romina, ka thënë se dëshiron të krijojë një rrugë të re në jetë me “trupin dhe lëkurën e saj të brishtë” në një postim tronditës në mediat sociale pasi u lëshua nga spitali pas një përpjekje për të bërë vetëvrasje.
Nëna 29-vjeçares se tentimi i saj për t’i marrë jetën vetës, e ki bëri me dije se ajo duhej të fillonte një jetë të re.
Ajo tha: “Fjala kontroll ndaloi së ekzistuari në fjalorin tim. Asgjë nuk mbetet atje ku ishte më parë”.
Romina, e cila udhëhoqi luftën e familjes së saj për drejtësi mbi vdekjen e vëllait të saj në janar të vitit 2019 në një përplasje aeroplani në Guernsey, u dërgua me urgjencë në spital në Argjentinë në orët e para të 6 korrikut pasi një mik i shqetësuar e gjeti atë në banesën e saj pas mesazheve shqetësuese në WhatsApp.
Ajo u përshkrua si “kritike” pasi u pranua në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin Jose Maria Cullen në qytetin e Santa Fe.
Romina publikoi postimin e saj emocional brenda natës së bashku me një foto të vjetër të bërë në hyrje të Chinatown të Londrës së bashku me Emilianon dhe vëllezërit e motrat e saj.
View this post on Instagram
Ajo shkroi: “Në ditët që kaluan, një ngjarje personale më tërhoqi këmbët nga rruga që kisha zgjedhur të ecja”.
“Siç e thashë një herë, jeta është e pandalshme dhe e vetmja gjë që na ka mbetur përballë kësaj fuqie është të ngadalësojmë, të ndryshojmë drejtimin e krahëve tanë dhe të fluturojmë me erën që u kthye në mes të udhëtimit të saj”.
“Një nga gjërat që ngadalësoi së bashku me këmbët e mia ishte koka ime. Mund të mendoja se ishte zbrazur dhe nuk do të veproja në mënyrën e gabuar”.
“Mundohem të kërkoj konceptet që kisha brenda dhe ato nuk më shërbejnë më. Qëllimet që pata një javë më parë nuk janë më në të njëjtin vend. Prioritetet e mia dhe gjërat që i mbështesnin ato ranë si një kuvertë letrash. Dhe fjala kontroll ndaloi së ekzistuari në fjalorin tim”.
“Asgjë nuk mbetet aty ku ishte më parë, sepse kur ndodh diçka e papritur, jo vetëm që nuk ka më asgjë, por nuk ka asgjë para saj. Një ditë, gjithçka duket se fillon përsëri. Një ditë duhet të fillojmë nga e para”.
Ajo shtoi në letër, duke përfunduar me falënderimet për tre persona, përfshirë vëllain e saj Dario.
Emiliano po fluturonte për në Cardiff nga klubi i mëparshëm Nantes në Francë për të përfunduar një transferim prej 20 milionë euro kur avioni i tij u rrëzua më 21 janar të vitit 2019.
Një kërkim privat i paguar nga familja e lojtarit bëri që trupi i tij i pajetë të gjendet vetëm më tetë shkurt, derisa trupi i pilotit David Ibboston ende nuk është gjetur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Po bëhet e vështirë, të gjithë duan të na mundin” – Alonso flet për ndeshjen e ardhshme në të cilën nuk do të jetë në stol
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe