LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

Detaje të reja kanë dalë rreth vdekjes së Emiliano Salas, ku thuhet se piloti David Ibboston mund të ketë kërcyer nga aeroplani para se të rrëzohej.

Argjentinasi ndërroi jetë në janar të vitit të kaluar, derisa po e kompletonte transferimin e tij nga Nantes te Cardiff City.


Ish-lojtari i skuadrës franceze ishte në aeroplanin ‘Piper Malibu’, por që ishte rrëzuar në brigjet e Britanisë së madhe, duke humbur kështu jetën.

Trupi i argjentinasit ishte gjetur nën thellësinë e 63 metrave nga robotët kërkues, ndërsa The Sun raporton tani se piloti Ibboston mund t’i ketë shpëtuar rrëzimit.

Në raportim thuhet se piloti ishte një ekspert i hedhjes nga aeroplani dhe mund t’i ketë shpëtuar rrëzimit, pasi trupi i tij ende nuk është gjetur.

Një pjesë e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala (Foto: AAIB/SWNS)

“David Ibboston kishte aftësi të mrekullueshme nga hedhja me parashutë nga aeroplanët, si mund të ndodhë që ai është zhdukur”, ka shkruar Harry Harris.

“Përse nuk ishte trupi i tij në aeroplan kur janë gjetur mbetjet dhe u gjet vetëm ai i Salas?”.

“A kishte arritur piloti të kërcente parasë të rrëzohej aeroplani? Ndoshta ai ka shpëtuar, nëse jo, ku është trupi i tij”, ka shkruar më tej ai.

Sala ishte rikthyer më 19 janar në Francë për t’i paketuar valixhet, mirëpo aeroplani me të cilën udhëtonte u rrëzua dy ditë më vonë nuk arriti të mbijetonte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori