Bashkimi Evropian ka deklaruar se qëndron pranë Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe arritjeve të tij, pas akuzave dhe pretendimeve për korrupsion në këtë mision, që i ka shfaqur ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve në EULEX, Malcolm Simmons dje në një komision parlamentar të Kosovës.
Në një përgjigje për Kallxo, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë se versioni i Simmons është i njëanshëm dhe i pavërtetuar.
“Ne qëndrojmë pranë misionit EULEX dhe arritjeve të tij. Nuk është hera e parë që z. Simmons përpiqet të paraqesë versionin e tij, të njëanshëm dhe të pavërtetuar të keqbërjeve gjatë kohës kur ishte gjyqtar në Misionin e BE për Sundimin e Ligjit”, ka shtuar ai.
Stano ka theksuar se ish-gjyqtari i EULEX-it ka dështuar të sigurojë prova për të mbështetur pretendimet e tij.
“Le të kujtojmë se Simmons refuzoi të bashkëpunojë me një ekip hetimi të udhëhequr nga një gjykatës në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për të hetuar gamën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur iu dha mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, z. Simmons dështoi t’i sigurojë ekipit hetues ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij”, thuhet në përgjigjen e Stanos.
Simmons mes tjerash e ka quajtur mision politik EULEX-in, ai ka thënë se brenda këtij institucioneve suksesi matej me numrin e lëndëve të trajtuara dhe prioritetizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu ai ka shtuar se dosje të cilat përmbanin të dhëna të dëshmitarëve në lidhje me luftën e fundit në Kosovë u janë dërguar autoriteteve të drejtësisë në Serbi.
Simmons deklaroi para deputetëve kosovarë se Bashkimi Evropian nuk i ka mohuar asnjëherë akuzat e tij për korrupsion në EULEX.
“BE-ja kurrë s’i ka mohuar akuzat e mia për korrupsion, në vend të kësaj ata janë përgjigjur duke bërë sulme personale”, tha ai.
Edhe EULEX dje gjatë ditës pretendimet e Simmons i ka quajtur të pavërteta dhe hamendësime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët