LAJMI I FUNDIT:

Sërish reagon Simmons: E ftoj EULEX-in që të bëjë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

Sërish reagon Simmons: E ftoj EULEX-in që të bëjë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është kundërpërgjigjut misionit të BE-së për sundim të ligjit, duke kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.

Reklama

Simmons, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ka thënë se EULEX-i çdoherë e ka zvetënuar të vërtetën dhe drejtësinë.

Reagimi i tij vjen si formë kundërpërpërgjigjjeje ndaj deklaratave të misionit për sundimin e ligjit, të cilët i cilësuan deklaratat e Simmons-it sot në Kuvend si “koleksion i të pavërtetave dhe hamendësimeve”.

“EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons, derisa ka përmendur edhe llogarinë e kryeministrit Albin Kurti.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka reaguar pas deklaratave të sotme të ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

EULEX-i reagon për akuzat e ish-gjyqtarit Malcolm Simmon
Lexo po ashtu EULEX-i reagon për akuzat e ish-gjyqtarit Malcolm Simmon

“Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha ndër të tjera në reagimin e tyre.

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons para deputetëve sot, përveç tjerash, ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

Sabit Geci: Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para për të dëshmuar kundër ish-ushtarëve të UÇK-së
Lexo po ashtu Sabit Geci: Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para për të dëshmuar kundër ish-ushtarëve të UÇK-së

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, tha Simmons.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi tha se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.


Në trend Lajme

Më shumë
Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

Lajme
Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Lugina
Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Lajme
Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

Lajme
Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Deputetët kundër fertilizmit artificial, kritikohen nga mjekët e aktivistët

Lajme
Kalo në kategori