LAJMI I FUNDIT:

Për ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan u shkel Ligji për ujërat dhe u shkatërrua mjedisi

Për ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan u shkel Ligji për ujërat dhe u shkatërrua mjedisi

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, gjatë një hulumtimi që për objekt studimi kanë pasur gryken e Deçanit me katër hidrocentralet që funksionojnë aty, si dhe hidrocentralin e Radavcit, ka evidentuar disa të gjetura dhe shkelje për ujërat dhe mjedisin.

Sipas drejtuesve të këtij Instituti, problem mbetet shfrytëzimi i tërë kapacitetit ujor, shkatërrimi i vegjetacionit e habitatit natyror dhe dëmtimi i potencialit turistik dhe bujqësor.


Në publikimin e raportit “Hodrocentralet e profitit të privatit në dëm të mjedisit publik”, koordinatori i projektit në këtë institut, Dardan Bujupi, theksoi se problemet dhe parregullsitë të cilat janë të evidentuara në këtë raport, kanë derivuar në vështirësimin e jetës së banorëve të atyre zonave.

Bujupi thekson se qytetarëve në atë zonë pas ndërtimit të hidrocentraleve u kanë lindur probleme që nuk i kanë pasur me herët si dëmtimi i rrugës dhe vështirësimi i aktiviteteve ekonomike e daljes në bjeshkë.

“Njëra ndër to është shkelja e të drejtave politike, apo vendimmarrja dhe të drejtën për të qenë të informuar. Pra, është mbajtur vetëm nga një takim publik për katër hidrocentralet e ndërtuara në grykën e Deçanit. Madje, edhe ai diskutim publik ka qenë i organizuar keq, ashtu që ta pamundësojë pjesëmarrjen e banorëve. Në vend që të mbahet në njërën prej hapësirave zyrtare komunale, ai ishte mbajtur në një restorant. Ftesa ishte publikuar në një prej gazetave dhe me kaq kishte marrë fund njoftimi i qytetarëve. Pastaj nga mjedisi si e mirë publike kemi kaluar në mjedis si mjet të ekonomisë së ofertës. Kemi dallime të dukshme ndërmjet periudhës së parafizibilitetit dhe atë pas ndërtimit. Kjo si në anën e investimeve nga ana e kompanisë “Kelkos Energy”, ashtu edhe në atë të fuqisë instaluese e potencialit hidrik”, thekson Bujupi.

Ai theksoi se një e gjetur tjetër është shkelja e Ligjit për Ujërat.

“Një e gjetur tjetër është shkelja e Ligjit për Ujërat. E drejta për shfrytëzimin e ujit në rastin e Hidrove në rastin e kaskadës së Lumëbardhit të Deçanit është dhënë pa koncesion dhe pa proces konkurrues – përmes lejes ujore, duke qenë kjo në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës si dhe në kundërshtim me praktikat që zbatohen këto mund të ndërtoheshin pa i dëmtuar interesat mjedisore e ato komunitare. E së fundi problem mbetet shfrytëzimi i tërë kapacitetit ujor, shkatërrimi i vegjetacionit e habitatit natyror dhe dëmtimi i potencialit turistik dhe bujqësor”, thekson ai.

Ndërsa, Belgzim Kamberi drejtor i Bordit të këtij Instituti, theksoi se si rezultat i hulumtimit, rekomandohet të specifikohen në mënyrë më rigoroze detajet e mbajtjes së debatit publik, të obligueshme me Kushtetutë dhe ligj, përfshirë hapësirën ku mbahen ato, e veçanërisht formën e diskutimit, duke i pasur parasysh të më poshtmet.

Kamberi po ashtu tha se një ndër rekomandimet është leja nga ZRRE, e cila sipas tij të jetë në përputhje me parimin bazë të ndërtimit të hidrocentraleve e që është ruajtja e minimumit ekologjik dhe të potencialit real hidrik të lumit.

Sipas Institutit, hulumtimi është bazuar duke marrë parasysh dy lloje të burimeve, e para nëpërmjet hulumtimit të procedurave dhe akteve legjislative, krahasimit të tyre me gjendjen në terren dhe krahasimin me shtetet tjera.

Si dhe këto të gjetura janë mbështetur me informatat e marra në intervista direkt nga baza e problemit, pra nga banorët e zonave të cilët direkt preken nga ndërtimi I hidrocentraleve, profesionist dhe të fushave përkatëse e përfaqësues të institucioneve./kp/Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori