LAJMI I FUNDIT:

Antonella i hidhet në krah Messit nga gëzimi në aeroport, pas kthimit të tij në Argjentinë pas fitores në Copa America

Antonella i hidhet në krah Messit nga gëzimi në aeroport, pas kthimit të tij në Argjentinë pas fitores në Copa America

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021 pas triumfit në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Pas fitores, futbollisti argjentinas Lionel Messi, e dëshmoi se është njeri familjar dhe se bashkëshortja dhe fëmijët vijnë gjithmonë në rend të parë për të.


Ai kapi telefonin pas përfundimit të ndeshjes dhe telefonoi Antonellën për t’ia kumtuar rezultatin dhe për të pranuar urimet nga ajo.

E teksa kjo e fundit s’ka mundur të jetë pjesë e tribunave për ta ndjekur nga afër ndeshjen finale të Copa America, e ka pritur në aeroport burrin e saj pas kthimit në Argjentinë.

Me të ateruar në vendlindje, kamerat kanë kapur momentin kur Antonella vrapon dhe i hidhet në krah bashkëshortit të saj, duke e përqafuar dhe uruar për fitoren e madhe.

Ky moment dashurie mes çiftit ka pushtuar ballinat e mediumeve latine, të cilët kanë vënë në pah dashurinë mes dyshes, të cilët janë prindër tre fëmijëve.

Kupa e Amerikë ishte paraparë të mbahej fillimisht në Argjentinë dhe Kolumbi, por më pas zhvendos në Brazil për shkak të masave të COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori