LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Kosovë ka pasur infektime me coronavirus të personave të vaksinuar, infektologu Ahmeti jep detajet

Edhe në Kosovë ka pasur infektime me coronavirus të personave të vaksinuar, infektologu Ahmeti jep detajet
Foto: Ilustrim/Arkiv

Infektologu Sali Ahmeti iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për t’u vaksinuar pa ndonjë vonesë.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë hezitime për të marrë vaksinën e sidomos atë AstraZeneca.


Ai ka thënë se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur komplikime serioze për ndonjë qytetarë pasi ka marrë vaksinën.

“Personalisht i kam marrë dy doza të AstraZeneca dhe nuk kam pasur as më të voglin shqetësim. Në bazë të llogaritjeve tona mund të jenë maksimalisht 10% e rasteve që janë vaksinuar kanë mundur të kenë ngritje të temperaturës, apo rritje të lehtë të D-DIMER. Shumica e këtyre rasteve nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se edhe në botë numri i personave që kanë pasur mpiksje të gjakut pasi kanë marrë vaksinën është shumë i vogël.

Ahmeti ka thënë se vaksinimi është mirë të bëhet tash.

“Vaksinimi është mirë të bëhet tash në kohë të qetësisë, pasi varianti delta mund të vijë te ne në tetor apo nëntor. Pra duhet të kemi parasysh se vaksinimi jep efekt pas disa javëve. Prandaj është mirë që ne të vaksinohemi para se të vijë ndonjë valë e re e coronavirusit”.

Infektologu thotë se nëse shtohen rastet dhe vaksinimi bëhet me nguti, efekti nuk do të jetë i njëjtë sikurse vaksinimi në periudha qetësie.

Ahmeti tregon edhe një rast në Kosovë kur një person pasi është vaksinuar është infektuar me coronavirus.

“Sot kemi pranuar një rast në Klinikën Infektive. Ai kishte marrë vaksinën para dhjetë ditëve por nuk ka pasur kohë të krijojë imunitetin dhe ka marrë infeksionin. Pra kemi pasur edhe raste kur personat janë infektuar në periudhën deri tri javë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës”.

Infektologu thotë se ekziston mundësia që një person të infektohet edhe pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës, por që sipas tij simptomat do të jenë shumë të vogla.

“Imuniteti te njerëzit krijohet në forma të ndryshme, por me vaksinim edhe nëse vjen te infeksioni simptomat do të jenë të pakta”, deklaroi ndër të tjera Sali Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori