LAJMI I FUNDIT:

Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji

Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji

Qindra qytetarët të Deçanit mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.

Lidhur me këtë rast, KRU “Hidrodrini” në Deçan ka lëshuar një njoftim ku ka kërkuar që banorët e fshatrave, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos e konsumojnë ujin deri në njoftim të radhës.


“Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme. Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”.

Se qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së “Hidrodrinit”, Petrit Januzaj.

Ai tha se së bashku me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj kanë dalë në teren.

“Sot jam informuar nga kryetari Bashkim Ramosaj për këtë shqetësim që kanë paraqit qytetarët dhe menjëherë kemi dalë në teren. Kemi marrë masat e nevojshme dhe do të dërgojmë për analiza cilësinë e ujit”, ka thënë Januzaj.

Ai ka bërë të ditur se mostrat e ujit për analiza do të dërgohen nesë në mëngjes.

Telegrafi mëson gjithashtu se mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore afro 170 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori