Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar të premten një urdhër ekzekutiv, me qëllim të promovimit të konkurrencës.
Ky veprim vë në pah dëshirën e Bidenit për masa më të rrepta ndaj kompanive të mëdha teknologjike, të cilat administrata e tij i ka akuzuar për “dëmtim të konkurrencës”.
“Kapitalizmi pa konkurrencë, nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim”, ka thënë Biden teksa ka nënshkruar urdhrin.
Në të përfshihen 72 veprime dhe rekomandime, që përfshijnë 10 agjenci.
Në urdhër sugjerohet që problemet janë rritur pasi kompanitë e mëdha teknologjike kanë mbledhur shumë informacione personale, kanë blerë konkurrentët potencialë dhe kanë garuar në mënyrë të padrejtë me bizneset e vogla.
Në mesin e rekomandimeve është përfshirë edhe:
- vëzhgimi më i madh i blerjeve në sektorin e teknologjisë,
- rregulla të reja që do të përcaktohen nga Komisioni Federal i Tregtisë për mbledhjen e të dhënave dhe
- ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregjet e internetit.
Administrata e Bidenit pritet të shënjestrojë edhe një numër sektorësh tjerë me këtë urdhër.
Në dokumentin e nënshkruar, inkurajohen agjencitë tjera qeveritare që të marrin hapa për të përmirësuar konkurrencën në fushat për kujdes shëndetësor, udhëtime dhe bujqësi.
Megjithatë, urdhri ekzekutiv, nuk nënkupton që rekomandimet e bëra do të nisin të fuqizohen menjëherë.
Agjencitë qeveritare gjegjëse duhet të zbatojnë ndryshimet e nevojshme, derisa disa elemente mund të jenë subjekte të proceseve gjyqësore. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Musk është një 'punonjës i posaçëm i qeverisë', thonë nga Shtëpia e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze