Derisa jemi në kërkim të ndonjë destinacioni për pushimet tona të ardhshme, mediumi Euronews, ka publikuar listën e shtatë qyteteve të njohura që do t’ia vlente të vizitohen.
Destinacionet në këtë listë janë të promovuara gjerësisht dhe gjithashtu etiketohen si destinacione ‘must-see’, apo që ‘duhet-parë’.
Nuk do të kishim asnjë ndjenjë zhgënjimi, vetëm gëzim dhe një nevojë të pakontrollueshme për të eksploruar këto vende, transmeton Telegrafi.
Singapori
Singapori është i pasur me kulturë, por mrekullisht dhe modern. Qyteti mund të jetë destinacion i përkryer për sa i përket ushqimit, dhe vend i përkryer për adhuruesit e arkitekturës.
Vendet që mund të vizitoni në Singapor;
Muzeu ArtScience – një muze i formuar si një lule që ka ekspozita gjithëpërfshirëse;
Garderns by the Bay – një kopsht i bukur prapa “Marina Bay Sands”, me lule unike dhe një shteg qielli;
Sentosa – një udhëtim ditor argëtues për të gjithë familjen me një plazh, Universal Studios dhe Din Tai Fung.
Gjërat që mund të mos ju pëlqejnë;
Moti – mund të jetë mjaft i nxehtë dhe i lagësht;
Por të përtypësh çamçakëz është veprim i paligjshëm.
Osaka, Japoni
Osaka ka gjithçka që dëshironi nga një aventurë japoneze.
Është një qytet modern i zënë, ndërsa periferitë dhe rajonet e jashtme janë akoma më tradicionale.
Gjërat që mund t’i bënit në Osaka;
Mund të ushqeni drerat në parkun Nara;
Të eksploroni kulturën tradicionale japoneze në Kioto.
Të hani të gjithë ushqimet në Dōtonbori – sikurse gyoza, gkonomiyaki, takoyaki, yakisoba, yakitori dhe kakigori, janë të gjitha të domosdoshme.
Çka nuk do të mund t’ju pelqente
Ushqimi – Japonia ka një kuzhinë kaq të larmishme që mund të mos jetë për të gjithë.
Londra
Megjithëse gjasat janë shumë të larta që të bie shi në Londër, qyteti ka shumë për të ofruar.
Gjithmonë ndodh diçka, dhe qyteti ka kaq shumë lagje të ndryshme për të eksploruar. Jeta e natës në Londër është një nga më të mirat.
Gjërat që mund t’i bënit në Londër;
Të eksploroni Covent Garden dhe Neal’s Yard;
Të bëni pazar në Notting Hill dhe Portobello Market;
Mund të shikoni një shfaqje në West End.
Gjëja që nuk do të mund ta pëlqenit në Londër është moti.
Maldivet
Është një destancion aq i pasur dhe i qetë ashtu edhe si e imagjinoni që mund të jetë, dhe padyshim është një ndër vendet që duhet ta vizitoni të paktën një herë.
Në Maldives ju mund të qëndroni në një hotel luksoz sikurse në Lux; të notoni me peshkaqenët si dhe të relaksoheni.
San Francisco, SHBA
Jo të gjitha vendet në SHBA janë të krijuara në mënyrë të barabartë dhe San Francisco është një vend që ka reputacionin e tij.
Qyteti ka diçka për të gjithë dhe është një vend i shkëlqyeshëm për ata që kanë dëshirë të bëjnë shëtitje, përcjell Telegrafi.
Disa prej gjërave që mund të bëni në San Francisco është të zhvilloni një shëtitje në Alcatroz, të bëni shëtitje në një nga teleferikët e famshëm, apo të ngisni një biçikletë poshtë rrugës Lombard.
Berlini, Gjermani
Kanë kaluar gati 32 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit dhe qyteti është ende në rindërtim. Gjatë rizbulimit, është bërë kryeqyteti evropian me një jetë të diskutueshme nate, lulëzim të skenës së artit dhe kulturës së qetë.
Të gjithë kanë nevojë të vizitojnë Berlinin një herë në jetën e tyre, edhe nëse thjesht për kuriozitet.
Ka shumë gjëra që mund të bëni në Berlin gjatë një vizite, si për shembull ju mund të dilni të admironi artin e rrugës në atë që ka mbetur te Muri i Berlinit. Në këtë qytet ju mund të bëni një turne në këmbë për një perspektivë unike në qytet.
Buenos Aires, Argjentinë
Një nga qytetet që duhet vizituar është padyshim edhe Buenos Aires në Argjentinë, pasi ky qytet është i gjallë dhe plot energji.
Qyteti është i njohur për lagjet shumëngjyrëshe si La Boca dhe Palermo; njihet për verën Malbec, dhe për vallëzimin tango.
Buenos Aires ka shumë pika me interes dhe është i lehtë për t’u eksploruar duke përdorur sistemin e tyre të metrosë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker