LAJMI I FUNDIT:

Veliu për shkarkimin e Bordit të RTK-së: Shteti po zhytet në autokraci, po sulmohen ata që nuk mendojnë njëjtë si pushteti

Veliu për shkarkimin e Bordit të RTK-së: Shteti po zhytet në autokraci, po sulmohen ata që nuk mendojnë njëjtë si pushteti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë diskutuar për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se po bëjnë sulme ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti, transmeton Telegrafi.


“Sulm ndaj fjalës të lirë, edhe të atyre që nuk kanë mendim të njëjtë si të Qeverisë. Po sulmohen ekspertet, shërbyesit civil, secili që nuk mendon si ata. Dënimi kolektiv, iu takon regjimeve autoritare që kanë probleme me  fjalën e lirë. RTK ka pasur nevojë për auditim dhe të kërkohet llogari nga individët, por jo kolektive”, tha ai.

Tutje, Veliu tha se shkarkimi i Bordit të RTK-së, do të jetë njollë e demokracisë.

“Kjo që po ndodhë sot do të jetë njollë e demokracisë, do të ketë reagime. Shteti po zhytet në autokraci. RTK-së le t’ia ndërrojnë emrin lë të bëhet televizioni i partisë shtet”, tha ai.

Veliu në emër të LDK-së, tha se distancohen nga goditja e RTK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori