LAJMI I FUNDIT:

Aksion kundër lojërave e fatit në Shqipëri – mbi 1 mijë policë në terren, arrestohen dhjetëra persona

Aksion kundër lojërave e fatit në Shqipëri – mbi 1 mijë policë në terren, arrestohen dhjetëra persona

35 persona janë arrestuar gjatë operacioni të koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të Shqipërisë, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u përfshinë 1,100 forca.

Të arrestuarit, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë u përfshinë në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit gjatë “Euro 2020”.

18 persona të tjerë janë vënë nën hetim, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.


Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Janë sekuestruar 15 kompjuterë, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. /Telegrafi/