LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se Qeveria Kurti është e paaftë për t’iu kundërvu fushatës së Serbisë ndaj Kosovës

Tahiri thotë se Qeveria Kurti është e paaftë për t’iu kundërvu fushatës së Serbisë ndaj Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e ka quajtur të paaftë qeverinë e Kosovës që t’i kundërvihet ofensivave të Serbisë dhe fushatës që ajo po bënë për ta barazuar dhe fajësuar Kosovën luftën e vitit 1998-1999.

Ai tha se derisa shteti i Serbisë dekoron kriminelin Goran Radosavljeviç përgjegjësin kryesor edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës jo vetëm që ka harruar të angazhohet në tema të tilla vitale, por është tërësisht e paaftë fatkeqësisht me iu kundërvu ofensivave të tilla. Deri më sot fatkeqësisht Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë në një vijë me ata që denigruan dhe sulmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo është për turp”.


“Pra, qeveria e Republikës së Kosovës është e paaftë me iu kundërvu një fushate të tillë të cilën po e shohim kudo në Evropë. Mjafton një angazhim i madh i qeverisë së Republikës së Kosovës, në çdo ministri të jashtme në Evropë, në çdo vend në botë t’iu tregohet dhe të informohet për këto veprime që i bënë sot presidenti Vuçiq dhe qeveria e Republikës serbe”, tha Tahiri, njofton kp/Telegrafi/