LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e të miturit në Tiranë, Policia: 50-vjeçarja në Sarandë e shfrytëzonte për të lypur

Zhdukja e të miturit në Tiranë, Policia: 50-vjeçarja në Sarandë e shfrytëzonte për të lypur
Foto: Ilustrim

Policia ka dhënë informacion në lidhje me arrestimin e 50-vjeçares në Sarandë ditën e djeshme, pasi kishte rrëmbyer një 12-vjeçar nga Tirana.

Blutë bëjnë me dije se B. M., 50-vjeçe, banuese në Sarandë e shfrytëzonte 12-vjeçarin Ronaldo T. për të lypur.


I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur Ronaldo T., 12-vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Trafikimi i të miturve’, shtetasja B. M., 50-vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur,” njofton policia. /Ora News/