Gjatë tërë së martës është zhvilluar takimi i delegacionit të Kosovës për dialogun me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ky takim ishte në kuadër të dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja, ndërkaq të mërkurën, takim të ngjashëm do të ketë edhe delegacioni i Serbisë, që do të pasohet me një takim të përbashkët të palëve.
Takimi i delegacionit të Kosovës, që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nisi paraditen e 6 korrikut dhe zgjati deri në orët e mbrëmjes.
Sipas burimeve diplomatike, në këtë takim delegacioni i Kosovës e ka njoftuar në hollësi ekipin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak për të arriturat e deritanishme sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut. Por, sipas të njëjtave burime, pala kosovare ka raportuar edhe për shumë obligime që nuk ka zbatuar Serbia.
Takimi i së mërkurës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik.
“Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter, Lajçak.
Takimi midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të shërbejë për të përgatitur takimin e ri ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit që pritet të mbahet në fund të korrikut.
Shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq ka paralajmëruar se gjatë bisedimeve do të flasë për moszbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë ta përsërisin qëndrimin se marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut duhet të zbatohen, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për këtë, BE-ja pret që Kosova të dalë me një propozim se si do të zbatohej kjo marrëveshje, pasi me një vendim të mëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kjo marrëveshje është marrë përsipër si obligim ndërkombëtar. Por, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar zbatimin e saj, duke thënë se në Kosovë nuk do të ketë asociacion njëetnik./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe