LAJMI I FUNDIT:

Kungullovski: Muaj të vështirë vijnë, posaçërisht ata që nuk janë vaksinuar dhe s’janë infektuar me coronavirusin

Kungullovski: Muaj të vështirë vijnë, posaçërisht ata që nuk janë vaksinuar dhe s’janë infektuar me coronavirusin

Pasi që sot edhe zyrtarisht u vërtetua se në Maqedoni ka 6 raste me llojin indian të coronavirusit, mjeku Goran Kungullovski thotë se vaksinimi është mjeti më i fuqishëm në luftën kundër coronavirusit.

“Shumë studime tregojnë se ky lloj i SARS-CoV-2 bartet më shpejt nga lloji alfa (të paktën 50%), ndërsa lloji alfa bartej të paktën 50% më shpejt se sa nga lloji D614G i cili bartej për 20-30 më shpejt se lloji i Wuhanit. Ka shumë mundësi që lloji delta të jetë më dominues në botë, Evropë, por edhe në Maqedoni gjatë muajve të ardhshëm. Muaj të vështirë vijnë posaçërisht për ata që nuk janë vaksinuar dhe nuk janë infektuar nga coronavirusi”, shkruan Kungullovski.

Ai prezantoi edhe disa të dhëna me qëllim që muajt e ardhshëm, siç thotë Kungullovski, të jenë më të lehta:


“Vaksinat ende po vazhdojnë ta fitojnë luftën me llojet e reja. Pjesës më të madhe ju zvogëlohet efikasiteti, por janë të mjaftueshme që të neutralizohet pandemia. Vaksinimi është mjeti më i fuqishëm në këtë luftë”.

“Virusi evoluon me çka ndahet nga gjeneza. Që të ndalet evoluimi dhe të shndërrohet në forma të reja, duhet të ndalohet shpërndarja, ndërsa për të parandaluar shpërndarjen duhet të ndalohet bartja nga njeriu në njeri. Për të ndodhur kjo, duhet të ngushtohet zinxhiri i bartjes. Kjo bëhet me vaksinim dhe respektim të masave kufizuese”.

“Pas vaksinimit të një pjesë të madhe të popullatës, do të duhet të përgatitet strategjik për vaksinim me ‘booster’ dozë, por kjo është dytësore”, shkruan Kungullovski.

Ai shton se për t’u vaksinuar njerëzit, institucionet kompetente duhet të blejnë vaksina shumë efektive dhe të përgatisin strategji për vaksinim me doza ‘booster’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori