Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj ka thënë sot se kjo iniciativë do të kandidojë me listë të veten për asamble.
Ai ka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.
Ndër të tjera, Dërguti deklaroi se u është premtuar se Lista “Guxo” do të krijonte strukturat e veta, pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Siç e dini në zgjedhjet nacionale ne kemi garuar në një listë me VV-në sepse ishte një kohë e shkurtë dhe nuk kishim kohë për të krijuar subjektivitetin e partisë sonë. Kështu të gjithë anëtarët e Listës Guxo u futën në listat e VV-së. Na u premtua se menjëherë pas zgjedhjeve nacionale do të mbahen takime për krijimin e degëve dhe strukturave të partisë”, ka thënë ai.
Dërguti theksoi se tashmë kanë kaluar katër muaj qysh nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe se nuk është marrë ende asnjë vendim për krijimin e strukturave të iniciativës “Guxo”.
“Janë bërë më shumë se katër muaj dhe përveç deklarimeve publike se Lista Guxo nuk do të shkrihet në VV, nuk e dimë pse deri më tani nuk është marrë asnjë hap për krijimin e subjektivitetit të partisë sonë. Kjo kërkesë nuk është vetëm në Ferizaj por edhe në vendet tjera. Pritjes në Ferizaj i ka ardhur fundi dhe e dimë që që vetëm deri më datë 15 kemi kohë për aplikim. Për zgjedhjet në asamble ne do të garojmë si asamblistë të Listës Guxo, teksa e kemi lënë të hapur mundësinë nëse do të garojmë me një kandidatë për kryetar të komunës”, deklaroi ai në T7.
“Ne po dojmë që listën për asamble ta kemi të veçantë, që të kemi një identitet tonë dhe që emrat e listës të vendoset edhe emri “guxo”. Ne nuk po bëjmë ndarje me Vetëvendosjen por vetëm po duam që të kemi kandidatët tonë për asamble”, ka thënë Dërguti.
Ndër të tjera ai tha se për këtë çështje kanë kontaktuar edhe me ushtruesen e detyrës së kryetres së Listës “Guxo”, Donika Gërvalla.
“Ne jemi dakorduar që znj. Gërvalla të jetë për momentin ushtruese e detyrës së kryetares së listës. Zëvendësimi më i mirë ka qenë që të jetë Donika Gërvalla. Ne e njohim Donikën dhe e respektojmë maksimalisht. Ne një takim me znj.Gërvalla dhe z.Faton Peci ia kemi shfaqur që ne nuk kemi gatishmëri që të hyjmë në një listë me LVV-në. at ana thanë që do ta mbajmë një takim ku do të vendoset se si do të shkohet në zgjedhje, por ky takim ende nuk është mbajtur”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër