LAJMI I FUNDIT:

Qemajl Mustafa thotë se PDK-ja ia ndaloi kandidimin në zgjedhje

Qemajl Mustafa thotë se PDK-ja ia ndaloi kandidimin në zgjedhje

Ish-kryetari i Gjilanit dhe ish-zyrtari i PDK-së, Qemajl Mustafa i ka konsideruar jo në kohë të duhur zgjedhjet e brendshme në PDK.

Ai në “Debat Plus” thotë se konventa e PDK-së ishte keq e përgatitur.


“Ne kryetarët e degëve nuk ishim fare të informuar se ajo konventë do të mbahej. PDK do të duhej t’i përmbahej rregullores së punës dhe të lejonte konkurencën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa thotë se në bazë të gjitha rrethanave të gjithë kandidatët që u përfolën në fund u tërhoqën nga gara dhe u rreshtuan krahë një kandidati të vetëm.

“Këto marrëveshje mund të jetë të dobishme në disa raste por jo edhe në këtë rast”.

Ish-kryetari i Gjilanit nga PDK thotë se tashmë dihet se në këtë parti ka pakënaqësi.

Mustafa thotë se atij nuk i është lejuar kandidimi me arsyetimin se ka një aktakuzë.

“PDK po mundohet të aktrojë. Nuk më lanë të bëhem kandidat për kryetarë të komunës. As në vitin 2019 e as tash. Më thanë e ke njëfarë aktakuze. Pse kjo aktakuzë nuk po i vije fundi. U bënë pesë vite. Në listën e PDK-së për deputetë edhe pesë tjerë ishin, por pse mua më ndaluan kandidimin”, tha ndër të tjera Qemajl Mustafa./Telegrafi/