LAJMI I FUNDIT:

Sekuenca nga paraqitjet e Paul Pogbas, dëshmojnë se ai ishte rrugës për t’u shpallur lojtari më i mirë i Euro 2020

Sekuenca nga paraqitjet e Paul Pogbas, dëshmojnë se ai ishte rrugës për t’u shpallur lojtari më i mirë i Euro 2020

Forma e bujshme e Paul Pogbas në Euro 2020 ka marrë vëmendjen në një përmbledhje mahnitëse pas eliminimit shokues të Francës nga gara.

Superylli 28-vjeçar i Manchester United bëri një paraqitje brilante për Francën në fitoren e tyre 1-0 ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian.

Pogba vazhdoi të dhuronte paraqitje të mira dhe dha një asist në barazimin e ekipit të tij 2-2 me Portugalinë, me Francën që kryesonte Grupin F përpara Gjermanisë.


Credit: PA

Përfaqësuesi i Francës ishte në elementin e tij për ndeshjen e 1/8 së finales kundër Zvicrës në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Pogba hapi llogarinë e tij të golave në Euro 2020 me një goditje nga distanca, duke mposhtur portierin zviceran, Yann Sommer.

Credit: PA

Sidoqoftë, paraqitjet e mesfushorit francez në Euro 2020 u ndaluan, pasi u eliminuan nga Helvetikët përmes penalltive.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 është kritikuar nga Mikael Silvestre, pavarësisht se ish- ylli i United ka pranuar Pogba si një “lojtar të klasit botëror”.

Pavarësisht kritikave ndaj lojtarit, ai ishte një pikë kryesore për ekipin e Didier Deschamps dhe një përmbledhje e bërë tregon pse ai ishte në rrugën e duhur për t’u emëruar Lojtari i Turneut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Ndërkombëtare

"Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit" - Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

La Liga
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Premier League
Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori