LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 lë qytetarët e Shqipërisë pa shkuar në kafene e restorante

Pandemia COVID-19 lë qytetarët e Shqipërisë pa shkuar në kafene e restorante

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar.

Një prej zakoneve që po i rikthehet më ngadalë normalitetit është ai i shpenzimit të kohës në bare e restorante.


Të dhënat e INSTAT për indeksin e vlerës së bareve e restoranteve tregojnë se në tremujorin e parë 2021, konsumi në bare e restorante ishte rreth 6 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë kur sapo kishte filluar pandemia COVID-19 dhe 10 për qind më pak se në janar-mars 2019, kur gjithçka ishte në normalitet dhe biznesi i bareve e restoranteve shënoi vitin më të mirë historik.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Henri Jahaj, thotë se rënia e xhiros është ndikuar nga disa arsye.

“Faktorët kryesorë ishin rënia e konsiderueshme e konsumit, që do të thotë se të ardhurat e individëve u reduktuan. Arsye tjetër është pasiguria e shkaktuar nga kriza e COVID-19, ku shumë njerëz ulën shpenzimet, duke u përqendruar më shumë te produktet e shportës dhe shëndetit. Një tjetër arsye e rënies së xhiros është edhe orari i kufizimit të lëvizjeve. Kjo solli që pasditja të mos funksionojë me tepër për restorantet dhe baret”, thotë Jahaj.

Të dhënat e tjera për indekset e punësimit dhe pagës tregojnë se sektori mbetet larg niveleve të para krizës edhe sa i përket punësimit dhe pagave.

Ekonomia shqiptare ka një varësi të lartë nga biznesi i bareve e restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve [4 mijë restorante dhe 12 mijë bare], të cilat përbëjnë rreth 15.4 për qind të subjekteve private në Shqipëri.

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-në, sipas INSTAT, gati 10 për qind e totalit të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor.

Të ardhurat e bareve e restoranteve, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në vitin 2019 prej rreth 420 milionë euro ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar.

Në vendet e tjera të Evropës biznesi i bareve e restoranteve ka një peshë më të ulët në ekonomi.

Në Bashkimin Evropian, vetëm 7 për qind e bizneseve janë në sektorin e shërbimit ushqimor dhe të pijeve [bare e restorante]. Rekordin në BE e mban Kroacia me 11.7 për qind.

Në rajon, më pak të dhënë pas kafeve janë serbët, ku vetëm 4 për qind e subjekteve i përkasin aktivitetit të shërbimit ushqimor dhe pije. Të dhënat e Institutit statistikor të Serbisë bëjnë të ditur se në Serbi ka më pak se 4 mijë bare e restorante, ose 4 herë më pak se në Shqipëri, ndonëse popullsia e saj është 2.5 herë më e lartë se e Shqipërisë.

Në fund të listës renditen shtete si Polonia, Norvegjia, Letonia, Lituania, me më pak se 3 për qind të bizneseve të tyre që e ushtrojnë aktivitetin në bare e restorante. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori