LAJMI I FUNDIT:

​Kurti do të insistojë për katër pikat e tij edhe në takimin e dytë me Vuçiqin

​Kurti do të insistojë për katër pikat e tij edhe në takimin e dytë me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të insistojë për katër propozimet e tij, të cilat i paraqiti në takimin e parë me Vuçiqin në Bruksel, edhe në takimin e dytë me presidentin serb. Mirëpo, të njëjtat po shihen si jorealiste nga shoqëria civile për të ecur përpara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, përkundër, që s’ka pajtueshmëri për agjendën e diskutimit më 25 korrik, është raportuar për një takim të rangut më të ulët ditëve të ardhshme, por që i njëjti nuk është konfirmuar, as nga Qeveria e Kosovës, as nga Bashkimi Evropian.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, thotë për KosovaPress se presin që katër propozimet e dhëna në takimin e parë Serbia t’i marrë seriozisht dhe të vazhdohet tutje.


“Ne kemi katër propozimet që i kemi në takimin e fundit, presim që ato propozime t’i marrë seriozisht Serbia dhe të vazhdojmë tutje. Këto janë katër propozimet tona të cilat ne do të insistojmë që Serbia t’i pranojë. Nuk e di për këtë, nuk kam informata, për këtë duhet ta pyesni qeverinë”, deklaroi ajo.

Por këtë qasje, nuk po e sheh të favorshme për vendin, Emir Abrashi nga Demokracia Plus, i cili thotë se katër propozimet e kryeministrit Kurti janë të mira, por jo realiste për të ecur përpara në kudër të dialogut.

“Katër propozimet e kryeministrit Kurti janë të mira, por janë jorealiste për të vazhduar përpara. Për shkak se ne nuk do të marrim një zotim nga pala serbe, në mungesë të këtij zotimi, cili do të jetë qëndrimi i Kosovës: A do të vazhdojë me procesin e dialogut apo do të tërhiqemi. Vet fakti i dialogut nënkupton se ne duhet të arrijmë në një pikë kompromisi. Prandaj mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të punojë ngushtë si me partnerët tanë për t’i shtyrë përpara gjërat që neve na konvenojnë, megjithatë nuk mund të jemi kryeneç në këtë proces dhe nuk mund të jemi pala jo konstruktive në procesin e dialogut”, thotë ai.

Lidhur me nevojën e takimeve të një rangu më të ulët politik për t’u dakorduar rreth agjendës, Abrashi thotë për KosovaPress se takimet e tilla koordinuese janë të mira, por dakordimet mund të bëhen edhe në koordinim me ndërmjetësuesit e dialogut, në këtë rast Bashkimin Evropian.

“Secili takim koordinues është i mirë sepse ne arrijmë të kemi një qartësi sa i përket vazhdimësisë së procesit të dialogut. Megjithatë këto dakordime sa i përket temave mund të bëhen edhe në koordinim me BE-në, dy palët i paraqesin qëndrimet e tyre dhe në fund Bashkimi Evropian e bën koordinimin siç e ka rolin si moderuar i këtij procesi”, thotë ai.

Për mundësitë e një takimi të tillë gjatë javës së ardhshme, KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress nuk bënë të ditur se mund të ketë një takim paraprak të rangut më të ulët politik ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por thotë se datat dhe agjendën e dialogut do ta publikojnë kurdo që është e përshtatshme.

“Ne do të shpallim datat dhe agjendën e takimeve të ardhshme të dialogut kurdo që është e përshtatshme. Si rregull i përgjithshëm, ne nuk shpallim takimet në nivelin teknik të ekspertëve. Prandaj, ne do të bënim një njoftim vetëm nëse do të ishte, dhe kurdo që do ishte e përshtatshme”, thotë ai.

Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti propozoi që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA, Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.

Propozimi i tretë ishte pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave. Pra, serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Ndërsa si propozim i fundit, Kurti kërkoi dorëheqjen e Veljko Odaloviqin nga delegacioni serb dhe i njëjti të merret në pyetje çështjen e të pagjeturve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori