Mjekët kosovarë: Në vjeshtë mund të rritet numri i infektimeve me coronavirus
Imunizimi i ngadaltë i popullsisë nga profesionistët shëndetësorë po shihet si rrezik potencial që Kosova të përfshihet nga një valë e re e virusit gjatë muajve në vijim.
Ndër infektologë dhe pulmologë rekomandohet imunizim sa më masiv si armë e vetme për ta mundur pandeminë.
Ndonëse situata epidemiologjike me coronavirus është përmirësuar në vendin tonë, shqetësimi mbetet goditja nga një valë e re infektimesh muajve vijues.
Infektologu Sali Ahmeti parashikon që në vjeshtë mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.
“Personalisht mendoj që nuk e kemi përfunduar krejt, çështja e pandemisë nuk është çështje lokale por globale. Ne nuk mund të përfundojmë asgjë pa u përfunduar edhe në rajon. Situata në Britani dhe vende tjera po vërehet që ka nisur të rriten rastet, ekziston mundësia që nga shtatori të kemi rritje të rasteve, por jo valë shpërthyese siç ishte në korrik e gusht të vitit 2020”, deklaroi ai.
Për pulomologun Besim Borina, rrezik për një valë të re infektimesh në vendin tonë përbën numri i vogël i qytetarëve të vaksinuar kundër coronavirusit.
“Përderisa nuk kemi numër të konsiderueshëm të të vaksinuarve ne gjithmonë jemi të rrezikuar për një valë të re”, tha ai për RTV21.
Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk folën për rritjen e numrit të të vaksinuarve. Ditë më parë në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me variantin Delta i cili tashmë është përhapur në mbi 90 vende dhe vlerësohet si kërcënim për shëndetin publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë