Partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, derisa disa prej tyre kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të komunave.
Ndonëse rekordin për njeriun më të votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë e mban një grua, deri më tani të gjitha kandidaturat e publikuara përbëhen vetëm prej burrave.
Asnjë parti politike në Kosovë deri më tani nuk ka zyrtarizuar kandidimin e një gruaje për kryetare të komunës.
Në gjithë historinë e pasluftës në Kosovë, vetëm një grua kishte qeverisë më komunë, derisa kandidaturat kanë qenë shumë të vogla në raport me burrat.
Mimoza Kusari Lila kishte qenë kryetare e Komunës së Gjakovës në mandatin 2013-2017.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë dy partitë që deri më tani kanë zyrtarizuar numrin më të madh të kandidaturave për të parët e komunave përkatëse.
Për kandidimin e grave në këtë proces, sekretari për media në LVV, Arlind Manxhuka ka thënë për Kallxo.com se synojnë të kenë përfaqësim të lartë të grave në nivel lokal.
“Si institucionet qendrore, në Kuvend ku të gjitha 21 gratë deputete të grupit tonë parlamentar kanë hyrë pa kuotën gjinore, por edhe në Qeveri me ç’rast 1/3 e kabinetit janë gra, gjithë jemi angazhuar si subjekt që të rrisim nivelin e përfaqësimit gjinor me synim barazinë ndër të tjera edhe në institucione. Të njëjtin parim dhe synim do ta kemi edhe për përfaqësimin në nivel lokal”, tha Manxhuka.
Ai shtoi se LVV i inkurajon gratë dhe vajzat që t’i hyjnë garës së brendshme në parti në mënyrë që të marrin besimin për të qenë kandidate për kryetare.
Që prej sot, Partia Demokratike e Kosovës ka Memli Krasniqin kryetar. Pas zgjedhjes, Krasniqi u shpreh që reformat dhe puna në PDK nis nga tash.
Nga PDK deri tani kanë deklaruar se do t’i kandidojnë kryetarët aktual, ndërsa për komunat e tjera janë duke punuar.
Nuk dihet nëse me ardhjen e Krasniqit, PDK mund të shtyjë përpara idenë e kandidimit sa më të shumtë të grave.
“Unë por edhe të tjerët jemi të interesuar që të kemi kandidate femra për kryetare të komunave, e kemi bërë këtë edhe në zgjedhjet e kaluara. Sigurisht se numri nuk ka qenë ai që duhet të jetë dhe që ne dëshirojmë të jetë, besoj që numri do të rritet”, tha Hamza në konferencën e së premtes.
Reformat që pritet ta bëjë PDK me udhëheqësinë e re, LDK i ka nisur që një kohë. Kjo parti në mars të këtij viti zgjedhi Lumir Abdixhikun kryetar. Ky i fundit ndërroi një numër të madh të anëtarëve të kryesisë, duke ofruar kështu njerëz të ri.
Deri më tani LDK ka zyrtarizuar 8 kandidatë për kryetarë të komunave, por asnjë nga ta nuk është grua.
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi tha të mërkurën e kësaj jave, se janë entuziastë për përzgjedhjen e kandidaturave të deritanishme.
“Sa i përket çështjes së perspektivës gjinore është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ne do të përpiqemi që kjo perspektivë të jetë pjesë përbërëse e të gjitha programeve që do të konkurrojmë në zgjedhjet lokale”, tha ajo në konferencë për media të mërkurën në Prishtinë.
Halimi shtoi se gratë do të jenë pjesë pothuajse 50 për qind e përfshirjes së tyre në asambletë komunale.
LDK-ja deri më tani i ka zyrtarizuar 8 kandidatë burra për në garën për kryetar komunash.
Ndërsa në AAK thonë se kjo është përgjegjësi e degëve në Komuna dhe jo e kryesisë qendrore të partisë. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka tha se kryesia qendrore e AAK vetëm i miraton formalisht propozimet e degëve lokale.
“AAK-ja është shumë më e avancuar se partitë e tjera për përfshirje të grave në vendimmarrje dhe politik bërje brenda partisë”, shtoi ai.
Degët e AAK-së në Podujevë dhe Kaçanik janë të udhëhequra nga gratë, e kjo për Blakajn është një tregues se qëndrojnë më mirë se partitë e tjera.
“Dy degë të Aleancës udhëhiqen nga kryetare (Podujevë dhe Kaçanik), në Suharekë kemi një nënkryetare të komunës, e është mjaft i madh numri i drejtorive që udhëhiqen nga femrat. Në Këshillin Drejtues të partisë, rreth 40% të anëtarëve janë femra, të cilat janë zgjedhur nga Kuvendi”, tha Blaka.
AAK-ja deri më tani ka zyrtarizuar 15 kandidatura për kryetarë, dhe të gjithë janë burra.
Ndryshe nga niveli lokal, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti, 44 gra arritën që të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, i cili përbëhet nga 120 deputetë.
Ky është numri më i madh i grave që ka pasur legjislativi kosovar ndonjëherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë