LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: PDK-së i duhet unitet

Lladrovci: PDK-së i duhet unitet

Kryetar i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka përshëndetur Konventën e 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës që po mbahet sot, ndërkaq ka thënë se PDK-së i duhet unitet.

Lladrovci në një postim në Facebook shkruan se ky unitet është për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Uniteti ishte çelësi i suksesit tonë kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim. Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!”.


Ai përmendi edhe dy ish-liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilët tha se atyre u është mohuar jeta dhe puna në Kosovë.

Sot, kur padrejtësisht u është mohuar jeta dhe puna në Kosovë, pranë familjeve të veta dhe familjen më të përkushtuar për shtetformim e shtetndërtim, z. Kadri Veselit dhe z. Hashim Thaçit, uroj që punimet, përfundimet dhe vizioni që do të dalë nga kjo Konventë, të jenë të njëjta sikur ata të ishin me ne”, shkruan Lladrovci. /Telegrafi/

q2

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori