LAJMI I FUNDIT:

Publikohet “You For Me” nga Sigala dhe Rita Ora

Publikohet “You For Me” nga Sigala dhe Rita Ora
Rita Ora (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.

“You For Me” mban titullin kënga që është në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.


Projekti i dyshes së famshme tashmë është lansuar në të gjitha platformat muzikore, me një paraqitje të mahnitshme të yllit shqiptar.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“You For Me, miku im i mahnitshëm Sigala më kërkoi që të këndojë në këtë këngë verore dhe unë nuk mund t’i rezistoja. Unë absolutisht e dua atë dhe besoj se edhe ju do e bëni të njëjtën gjë. Është publikuar tani”, ka shkruar Ora.

Rita Ora vazhdon të paralajmërojë këngën e re me fotografi atraktive nga pishina
Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të paralajmërojë këngën e re me fotografi atraktive nga pishina

Reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj vere në tregun muzikor internacional.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Siç e theksuam më lartë, kënga tani është e disponueshme për të gjithë në iTunes Store, Soundcloud, deezer, amazon music, YouTube etj.

Më poshtë ua sjellim këngën në versionin ‘audio’ të shoqëruar me një video:

/Telegrafi/