LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora vazhdon të paralajmërojë këngën e re me fotografi atraktive nga pishina

Rita Ora vazhdon të paralajmërojë këngën e re me fotografi atraktive nga pishina
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të promovojë këngën e saj më të re në ardhje, “You For Me”.

Këtë herë ajo do të vijë në bashkëpunim me Sigala, në një këngë e cila do të jetë ritmike verore.


Rita ka qenë vazhdimisht aktive dhe e zënë këto ditë, duke paralajmëruar këngën e saj të re në ardhje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Së fundmi, ajo ak publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në pishinë, në mesin e disa balerinëve, teksa pozon me bikini të kuqe.

Kënga do të publikohet më 2 korrik dhe premton të jetë një nga hitet ndërkombëtare të verës 2021.

Rita Ora përndryshe thuhet se së fundmi është takuar edhe me Jennifer Lopezin, ku thuhet se kanë biseduar për disa projekte të përbashkëta në muzikë dhe film. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram