Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga ditët e saj verore, duke sjellë një seri imazhesh me atmosferë pushimesh.

Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet pranë detit dhe në një ambient të rrethuar nga palma e gjelbërim.


Në njërën prej pamjeve, Elijona pozon në ujë, ndërsa në tjetrën shihet pranë një palme, duke kombinuar paraqitjen verore me një kapele me motive leopardi.

Elijona/Instagram

Në këto fotografi, bien në sy ngjyrat e forta të verës, drita natyrale dhe sfondi mesdhetar, duke krijuar një album tipik për ditët e pushimit.

Për këtë seri imazhesh, Elijona ka zgjedhur një stil veror me motive leopardi, duke e kompletuar pamjen me aksesorë të thjeshtë dhe kapele në të njëjtin motiv. /Telegrafi/

Elijona/Instagram

Elijona/Instagram

Elijona/Instagram

Elijona/Instagram

Elijona/Instagram