LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos merr me vete edhe një grua 82-vjeçare në hapësirë – si pilote, ajo ka 19600 orë fluturimi

Jeff Bezos merr me vete edhe një grua 82-vjeçare në hapësirë – si pilote, ajo ka 19600 orë fluturimi

Tetëdhjetë e dy vjeçarja, Vally Funk do të fluturojë në hapësirë me Jeff Bezosin më 20 korrik me “Blue Origin” dhe kështu do të bëhet personi më i vjetër për të udhëtuar në hapësirë.

Ajo do të jetë pasagjeri i katërt në atë fluturim të parë me personel të organizuar nga kompania e turizmit hapësinor, së bashku me miliarderin, vëllain e tij, Marko Bezos dhe fituesin e ankandit emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.


Në vitet 1960, Wally Funk ishte pjesëmarrëse në një program privat të njohur si Mercury 13, në të cilin një grup prej 13 grave iu nënshtruan të njëjtave teste si astronautët meshkuj të zgjedhur nën programin Mercury të NASA-s për të dërguar amerikanët e parë në hapësirë.

View this post on Instagram

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

“Ata më thanë se e bëra punën më mirë dhe më shpejt se çdo njeri”, tha Funk në një video të postuar në llogarinë e Jeff Bezos në Instagram në kohën kur u publikua informacioni.

“Unë thashë se doja të isha astronaut. Por askush nuk më donte. Unë as që mendoja se do të ngjitesha lart një ditë”, shtoi ajo.

Jeff Bezos do të qëndrojë 11 minuta në hapësirë - sa i rrezikshëm është ky "udhëtim i ëndrrave"?
Lexo po ashtu Jeff Bezos do të qëndrojë 11 minuta në hapësirë - sa i rrezikshëm është ky "udhëtim i ëndrrave"?

“Askush nuk ka pritur kaq gjatë”, shkroi Bezos dhe shtoi, “Mirësevini në ekip, Wally.”

Wally Funk u bë inspektorja e parë e Administratës Federale të Aviacionit të SHBA (FAA). Si pilote, ajo ka 19,600 orë fluturimi.

Raketa e Blue Origin, The New Shepherd është planifikuar të ngrihet më 20 korrik dhe Karman Line, e cila sipas konventës ndërkombëtare shënon fillimin e universit, arriti 100 km mbi Tokë.

Më shumë se 75,000 njerëz nënshkruajnë peticion për të ndaluar Jeff Bezos të kthehet në Tokë pas udhëtimit në hapësirë
Lexo po ashtu Më shumë se 75,000 njerëz nënshkruajnë peticion për të ndaluar Jeff Bezos të kthehet në Tokë pas udhëtimit në hapësirë

Udhëtarët e shquar do të jenë në gjendje të qëndrojnë pezull për pak minuta dhe të vëzhgojnë lakimin e Tokës. Pastaj kapsula do të fillojë të kthehet në Tokë nga rënia e lirë, dhe do të ngadalësohet nga tre parashuta të mëdha dhe raketa retro, pas së cilës ajo do të zbresë në shkretëtirë në perëndim të Teksasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori