Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka folur për procesin përgatitor të Konventës, nevojën e hapjes së partisë dhe mbështetjen që do t’i jep ai lidershipit të ri të dal nga ky proces dhe ka thënë se ai nuk do të garojë për kryetar të partisë.
Hoxhaj ka fal1ënderuar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve madhështore të PDK-së, por pati edhe fatin që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.
“E kam marrë udhëheqjen e përkohshme të PDK-së në një moment të vështirë si për vendin tonë, ashtu edhe për vet PDK-në. Qëllimi im ka qenë që PDK-ja të bëhet gati për tu përballur me sfidat që sjell qeverisja autoritare dhe izolacioniste e Albin Kurtit. Partia Demokratike e Kosovës e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Këto shtylla të PDK-së e vendosin partinë tonë si bartëse të betejës politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes – të cilët nuk e kanë asnjë trashëgimi në rrugëtimin e Kosovës. Përkundrazi kanë qenë pengesë dhe bllokuese të vendit”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, ai ka shtuar se beson që PDK-ja ka nevojë të hapet si parti, të reflektoj për ndryshimet në vend dhe të udhëheq betejën për demaskimin dhe largimin e Albin Kurtit nga pushteti.
“Sot ne kemi njërën prej qeverive më të rrezikshme në vend. Qeveri e cila ka synim ta kthej mbrapshtë çdo të arritur të këtij vendi, ta izoloj shtetin tonë dhe të vendos një sundim autoritar. Prandaj nuk duhet të heshtim. PDK-ja duhet t’i mbroj arritjet e këtij vendi që janë arritje edhe të qytetarëve të Kosovës. Nga e shtuna, PDK-ja e hap një kapitull të ri. Ky kapitull duhet të shënoj rikthimin e PDK-së dhe trasoj vizionin për të ardhmen e partisë dhe të vendit. Krejt përvojën, dijen dhe përkushtimin do t’ia dedikoj forcimit, konsolidimit dhe rikthimit të PDK-së si parti fituese. PDK-ja është partia më reformatore në Kosovë. Gjithmonë ka ditur ta gjej rrugën përpara, të ripërtërihet me njerëz dhe kapacitete të reja”, ka thënë ai.
Në fund ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së dhe vendimi është në të mirë të PDK-së.
“Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj. Që nga këto zgjedhje e deri më sot kam punuar me energjitë e fundit; kam punuar me shpirt për PDK-në, për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për elektoratin e PDK-së. Një Kosovë më e mirë është ambicia ime e përhershme. Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi im sot është në vijë me vendimet e mija që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së” ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?