LAJMI I FUNDIT:

BE: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, vendimi duhet të merret nga vendet anëtare

BE: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, vendimi duhet të merret nga vendet anëtare

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Por, ende qytetarët e saj nuk mund të udhëtojnë pa viza për në vendet evropiane.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se vendimi për liberalizimin e vizave duhet të jepet në mënyrë unanime nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Tani u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të japin miratimin e tyre unanim për lëvizjen e lirë pa viza”, tha Stano për Klan Kosova.


Stano thotë se dialogu Kosovë-Serbi dhe procesi i liberalizimit të vizave nuk janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë procese të ndara dhe nuk janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”.

Ai theksoi se nuk ka ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, por Bashkimi Evropian beson se nuk ka kohë për të humbur.

“Është në dorën e dy palëve Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë ritmin e dialogut. Bashkimi Evropian beson se nuk ka kohë për të humbur”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha se qëllimi i këtij dialogu është që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi përfundimtar i dialogut është që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Peter Stano ndër të tjera theksoi se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet po ashtu edhe nga progresi që palët bëjnë mes tyre në normalizimin e marrëdhënieve.

“Rruga evropiane e Kosovës, ashtu sikur rruga evropiane e Serbisë, varet gjithashtu nga progresi në normalizimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori