LAJMI I FUNDIT:

Arsenali insiston për transferimin e Belottit

Arsenali insiston për transferimin e Belottit

Andrea Belotti vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Arsenalit për repartin ofensivë.

Sulmuesi italian ka vendosur të largohet nga Torino këtë verë, por e ardhmja e tij ende nuk është e qartë.


Topçinjtë prej disa vitesh po e ndjekin lojtarin, por tani është koha për ta transferuar atë, duke marrë parasysh edhe çmimin që ka.

Torino është gati ta lejoj largimin e lojtarit për 30 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Topçinjtë.

Skuadra londineze kërkon një sulmues që shënon shumë dhe te Belotti shihen këto karakteristika.

Arsenali është gati ta paguaj shumën prej 30 milionë eurove te Torino, por duhet bindet edhe lojtari që ka një tjetër ofertë.

Roma është skuadra tjetër shumë e interesuar për transferimin e lojtarit dhe vet reprezentuesi italian i jep përparësi transferimit në kryeqytetin e vendit të tij para Arsenalit.

Gjithsesi i sigurt mbetet vetëm largimi i tij nga Torino, por mbetet të shihet ku do ta vazhdoj lojtari karrierën, në Londër te Arsenali apo te Roma e Jose Mourinhos.  /Telegrafi/