LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande do të ndajë një milion dollarë për t’i inkurajuar njerëzit për terapi psikologjike

Ariana Grande do të ndajë një milion dollarë për t’i inkurajuar njerëzit për terapi psikologjike
(Foto: Instagram/arianagrande)

Ariana Grande ka njoftuar se në bashkëpunim me BetterHelp do të ndajnë një milion dollarë në formë donacioni për të ndihmuar në terapitë psikologjike.

Ajo deklaroi se është e lumtur që bashkëpunon me kompaninë e përmendur dhe beson se terapia psikologjike nuk duhet të jetë një privilegj që e kanë vetëm disa njerëz, por që duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.


Këngëtarja e kupton që kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë e problemit, por përsëri donte ta bënte këtë për t’i inkurajuar njerëzit të kuptojnë se nuk është turp të kërkosh ndihmë.

“Shpresoj ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vizitoni një faqe që do t’ju lidhë me një psikolog të certifikuar për një muaj. Pas kësaj, do të keni mundësinë të rinovoni abonimin tuaj dhe të vazhdoni terapinë”.

“Shpresoj se kjo do të jetë një pikënisje e dobishme dhe se do të bëni vend për këtë në jetën tuaj. Shërimi nuk është i lehtë, por ia vlen të përpiqeni dhe t’i jepni kohë. Unë falënderoj BetterHelp dhe mezi pres të bëjmë më shumë gjëra së bashku”, ka deklaruara Ariana.

BetterHelp është një portal që u ofron vizitorëve qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e shëndetit mendor. Siguron terapi psikologjike përmes internetit, thirrjeve telefonike ose mesazheve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori