Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja politike me e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Hotit Qeveria Kurti me qasjen ndaj kësaj marrëveshje është duke i dëmtuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në qeverinë e Kosovës u dorëzua studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit dhe ata tash kur pyeten thonë se nuk e kanë lexuar, dhe kjo qasje e tyre është lëndim i raporteve me partnerin kryesor që e kemi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar shteti i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ata e kanë kritikuar për të ndërtuar kauza të rrejshme, dhe tash po del që janë vërtetë kauza të rrejshme”.
“Doli raporti për liqenin e Ujmanit dhe aty vendosen qartë parimet teknike për menaxhimin e ujërave ndërkombëtare që janë në territorin e dy vendeve dhe mua më kanë akuzuar për futjen e kësaj pike në marrëveshje, sepse e cenon sovranitetin e Kosovës, më thoni ju mua tani a e cenon ky studim sovranitetin e Kosovës? pra e shihni që është mashtrim tipik. Prandaj me këtë qasje këta do ta izolojnë veten por edhe vendin”, tha në Klan Kosova.
Tutje Hoti tha se moszbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit do të ishte një humbje e madhe për Kosovën në aspektin ekonomik, por edhe atë të interesave strategjike të vendit.
“Mos zbatimi i kësaj marrëveshje është humbje e madhe sepse për 3 ose 4 vite mund të sjellë investime që shkojnë në rreth 1 miliard dollarë amerikanë në Kosovë në forma të ndryshme investime publike dhe private, por përtej kësaj kjo marrëveshje ka rëndësi strategjike sepse nëse e studioni me kujdes këtë marrëveshje ka elemente që e lidhin komplet regjionin me Amerikën, me perëndimin, me furnizimin e gaz, me energji, me 5G edhe çështje të tjera, pra është e rëndësisë strategjike për ruajtjen e influencës perëndimore dhe për të ndaluar influencën e Rusisë dhe Kinës”.
Sipas ish- kryeministrit Hoti, kushdo që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit është duke i promovuar interesat Ruse e Kineze në Kosovë.
“Këtë po e them për herë të parë; ai që e kundërshton marrëveshjen e Washingtonit në Kosovë, ose në cilin do prej vendeve të rajonit, sepse në Serbi e kundërshtojnë marrëveshjen e Washingtonit sepse e dinë çfarë është kjo marrëveshje, ai që e kundërshton me vetëdije ose pa vetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje