Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur sonte kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.
Ismaili ka thënë se po i futet kësaj gare për t’ia kthyer Prishtinën qytetarëve.
“Nën flamujt dhe logot partiake u kërkua vota e u fitu pushteti, por për 20 vite Prishtina u trajtu si treg i madh pronash e si koeficient për ndërtime e mbindërtime. Qyteti u trajtu pa vizionin e duhur dhe pa ndjeshmërinë e kërkuar. Me disa vizatime të cilat hidheshin në kosh të mbeturinave pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Ismaili.
Ismaili ka shtuar se Lagjet e Prishtinës nuk janë as të partive politike e logove partiake që i kanë shfrytëzu e anashkalu të gjitha lagjet.
“Lagjet e Prishtinës janë tonat dhe duhet ta kthejmë vëmendjen nga to. Dardania, Ulpiana, Aktashi, Kodra e Trimave, Qendra, Mati, fshatrat e Prishtinës… të gjitha janë lënë në harresë”, ka thënë ai.
“Por, unë, si ju e si çdo qytetar i Prishtinës, e njoh qytetin tim, ja njoh ëndrrat, energjinë e paçliruar dhe potencialin që e ka kryeqytet për jetë. E di që na kanë humbë shumë kohë, por jo edhe shpresën se mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të mirë e funksionale”, tha Ismaili.
“E njoh Prishtinën që nuk lejon të përbuzet në pafundësi dhe besoj se ajo Prishtinë është ende gjallë, Prishtina të cilën e kanë mbajtur gjallë qytetarët e saj. Prishtina është kush është për shkak qytetarëve të saj. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë kandidoj për Kryetar të Prishtinës. Sepse dua tia kthej Prishtinën qytetarëve. Kjo është rruga e vetme për një Prishtinë më të mirë dhe ky është qëllimi im”, ka thënë Ismaili.
Në fund, ai tha se janë tri gjëra të cilat nuk do t’i bëjë asnjëherë.
“1. Unë nuk do ta bëj Prishtinën edhe një arenë tjetër për betejë politike e për parti. Për mua identiteti më i rëndësishëm është Prishtina. Kjo është ajo që ka rëndësi.
2. Unë nuk do ta përdor Komunën për t’i shërbyer çfarëdo interesi politik, personal apo partiak mbi interesin e qytetarëve të Prishtinës.
3. Unë nuk do ta përdor Komunën për t’i shërbyer ndonjë interesi biznesi kundër interesit të qytetarëve të Prishtinës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova