LAJMI I FUNDIT:

Kombet e Bashkuara: Ndikimi i pandemisë COVID-19 në turizëm tejkalon 4 trilion dollarë

Kombet e Bashkuara: Ndikimi i pandemisë COVID-19 në turizëm tejkalon 4 trilion dollarë

Ndikimi ekonomik i kolapsit të turizmit për shkak të pandemisë COVID-19 mund të kalojë 4 trilion dollarë.

Kështu thotë një raport nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) dhe Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

“Bota ka nevojë për një përpjekje botërore të vaksinimit që do të mbrojë punëtorët, zbutë efektet e pafavorshme sociale dhe do të marrë vendime strategjike në lidhje me turizmin, duke marrë parasysh ndryshimet e mundshme strukturore”, tha sekretarja e përgjithshme e UNCTAD, Isabelle Durant, përcjell Telegrafi.


Të hyrat turistike ndërkombëtare u ulën me rreth 1 miliard ose 73 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të 2021-së rënia ishte rreth 88 për qind.

Vendet në zhvillim kanë mbajtur barrën e madhe të ndikimit të pandemisë në turizëm, me ulje mes 60 për qind dhe 80 për qind.

Agjencitë thanë se “shtrirja asimetrike” e vaksinave COVID-19 ka zmadhuar goditjen ekonomike në sektorin e turizmit në këto vende, pasi ato mund të përbëjnë deri në 60 për qind të humbjeve botërore të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/