LAJMI I FUNDIT:

Nëna më e re në Britani, si 10-vjeçare mbeti shtatzënë dhe me 11 solli në jetë foshnjën – e familja e saj nuk ishte në dijeni për shtatzëninë

Nëna më e re në Britani, si 10-vjeçare mbeti shtatzënë dhe me 11 solli në jetë foshnjën – e familja e saj nuk ishte në dijeni për shtatzëninë

Një vajzë 11-vjeçe, ka fituar “epitetin” e nënës më të re në Britani të Madhe, pasi si 10-vjeçare mbeti shtatzënë dhe në fillim të këtij muaji solli në jetë fëmijën e parë.

Që të dyja – nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet, kanë raportuar mediat britanike. E familja e vajzës as që e kishte idenë që ajo ishte shtatzënë, ndërkaq zyrtarë nga ministria për punë sociale janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te kjo, transmeton Telegrafi.


“Kemi qenë të shokuar. Ajo tani është e rrethuar nga ekspertët. Është më e rëndësishme që ajo dhe foshnja janë mirë”, ka thënë për The Sun një burim i afërt me familjen e vajzës.

“Është nëna më e re për të cilën kam dëgjuar”, ka thënë mjekja Carol Cooper, duke shtuar se vajzat në të shumtën e rasteve në fazën e pubertetit futen në moshën 11-vjeçare, pavarësisht se kjo mund të ndryshojë nga periudha 8 deri në 14-vjeç.

Mjekja britanike theksoi se pesha luan faktor kyç në hyrjen e fazës së pubertetit dhe se tek fëmijët më të shëndoshë shfaqet më herët.

E deri më tani nëna më e re në Britani ka qenë Theresa Middleton, që si 12-vjeçare solli në jetë foshnjën në vitin 2006. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Interesante
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

Interesante
Mbi 16 milionë shikime - babai me fëmijët u përpoq të sabotonte një grua maratoniste

Mbi 16 milionë shikime - babai me fëmijët u përpoq të sabotonte një grua maratoniste

Fun
Hamburgeri në Australi që i ka rezistuar prishjes për gati tre dekada

Hamburgeri në Australi që i ka rezistuar prishjes për gati tre dekada

Interesante
Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Fun
Kalo në kategori