LAJMI I FUNDIT:

Dominim i Spanjës ndaj Kroacisë në pjesë të parë, por rezultati i barabartë

Dominim i Spanjës ndaj Kroacisë në pjesë të parë, por rezultati i barabartë
Foto: uefa.com

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kroacisë dhe Spanjës në kuadër të 1/8 e finales në Euro 2020, me rezultat 1-1.

Ndeshja filloi më mirë për spanjollët, që rrezikuar pas vetëm 13 minutash lojë me anë të Pablo Sarabias, por goditja e tij përfundoi jashtë portë.


Foto: uefa.com

Shtatë minuta më vonë, nga një pasim në drejtim të Unai Simon, ky i fundit nuk arriti ta ndalte atë me sukses, duke shënuar kështu autogol.

Por, kroatët nuk arritën të mbaheshin si duhej, me Furinë e Kuqe që i barazoi shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 38-të, kur Sarabia shënoi për t’i barazuar shifrat, e që përfitoi nga një tollovi e shkaktuar në zonën e Kroacisë.

Duke parë ritimin e lojës, pritet që në 45 minutat e dytë të shënohet së paku edhe një gol, e spanjollët mund të thuhet se e dominuar këtë pjesë të parë. /Telegrafi/