Disa zyrtarë, mjekë dhe shkencëtarë kroatë kanë paralajmëruar ditët e fundit se interesi për vaksinimin kundër COVID-19 në Kroaci është në rënie, megjithëse janë ende larg arritjes së imunitetit kolektiv, madje edhe nga plani i qeverisë për të vaksinuar të paktën 50-55% të popullsisë së rritur deri më 1 korrik.
Deri më 25 qershor, vetëm rreth 30% e popullsisë së rritur në Kroaci është vaksinuar plotësisht, përkatësisht rreth 25% e totalit, ndërsa imuniteti kolektiv kërkon 85% të popullsisë së përgjithshme, transmetojnë mediat kroate.
Nga fillimi i pandemisë deri më sot, pas suksesit fillestar në valën e parë, Kroacia u rendit e 17-ta me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19 me rreth 2.000 vdekje për një milion banorë, gjë që e bëri më keq se disa nga vendet më të prekura si SHBA, Britania e Madhe dhe Meksika.
Ditët e fundit, kryeministri Andrej Plenkoviq, ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, epidemiologu Bernard Kaiq dhe shefi i stafit të krizave të spitalit të Dubravës, Bruno Barshiq, kanë folur për problemin e përgjigjes së dobët ndaj vaksinimit.
“Të dashur bashkëqytetarë, mos u mashtroni nga kjo qetësi e lehtë në epidemi. Lloje të reja të virusit po përgjojnë qoshet, dhe sapo të munden, ato do të na sulmojnë përsëri juve dhe mua!”, tha Beros në një letër të hapur, duke shtuar se vaksinimi është përgjegjësi e të gjithëve në Kroaci.
Në mbledhjen e qeverisë, Plenkoviq shprehu pakënaqësinë me faktin se numri i njerëzve të vaksinuar me dozën e parë është rritur me vetëm një për qind në javën e fundit. Përkatësisht, shumica e vaksinave të ndara në këtë periudhë është përdorur për rivaksinimin e atyre që tashmë ishin vaksinuar me dozën e parë.
Epidemiologu Bernard Kaiq ndërkaq tha se “ndoshta nuk është e mundur të parandalohet vala e katërt” në vjeshtë, por se “numri i pacientëve do të varet nga mbulimi i vaksinimit dhe sa shpejt do të përhapet”.
Ndërsa, Bruno Barshiq paralajmëroi se mund të pritet një fund i sezonit turistik nëse përqindja e të vaksinuarve nuk rritet shpejt në më shumë se 60 për qind.
“Këtë vit kemi Britaninë e Madhe ku varianti delta po rritet me shpejtësi dhe është e sigurt se do të vijë në Kroaci. Nëse duam një mbrojtje të denjë, më shumë njerëz duhet të vaksinohen”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?
Mk-II Aurora shkruan historinë, fluturakja tejkaloi shpejtësinë e zërit duke u ngjitur në lartësi prej 25 kilometrash
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"
Gënjyen eprorët se kanë avancuar dhe marrë nën kontroll vendbanime ukrainase, arrestohen komandantët rusë për deklarime të rrejshme
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian