LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Velipojë – 20 vjeçari që u vra gabimish, e kishte ditën e parë të punës si kamarier

Tragjedia në Velipojë – 20 vjeçari që u vra gabimish, e kishte ditën e parë të punës si kamarier

Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç, është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 20 vjeçari për fatin e tij tragjik kishte nisur dje punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të.


Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes policia shqiptare ka thënë se menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Vrasje e rëndë në Velipojë, katër të vdekur dhe dy të plagosur
Lexo po ashtu Vrasje e rëndë në Velipojë, katër të vdekur dhe dy të plagosur

Po ashtu për ngjarjen e fundit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesit e policisë, për të nisur një fazë të re të ristrukturimit, që pritet të bëhet brenda disa javëve.

“Unë kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha kreu i qeverisë.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël. Unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori