Mospranimi i asnjë kompromisi të ri me Serbinë i ka bashkuar partitë politike parlamentare.
Pozitë dhe opozitë shprehën njëzëri se Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të vendit, pasi sipas tyre, Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise me pranimin e Pakos së Ahtisaarit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë nuk do të pranojë asgjë që i sjell dëme vendit.
“Na është thënë vazhdimisht neve që kompromisi i fundit dhe më i dhimbshëm është pako e Ahtisaarit. Por për fat të keq, edhe pse ka ekzistuar një opinion i GJND-së, që i dha të drejtë pavarësisë së Kosovës, klasa e papërgjegjshme politike iu nënshtrua një lloj procesi të ri, i cili stagnoi çdo gjë në Kosovë.
Çdo gjë tash është peng i vullnetit, apo miratimit të Serbisë, sa i përket Kosovës. Kemi ngecje të njohjeve që ishin duke shkuar shumë mirë. Prandaj ne nuk mund të pranojmë që të vazhdojmë me të njëjtën frymë që i solli pasoja Kosovës.
Është një urgjencë dhe domosdoshmëri që të rishikohen konditat e këtij dialogu dhe të fillojmë ndryshe. Neve na obligon një rezolutë e Kuvendit të Kosovës, e cila është miratuar më 15 mars të vitit 2020, në të cilat janë përcaktuar vijat e kuqe, kornizat që Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbahet rreptësishtë.
Karakterit unitar të shtetit, funksionimit të brendshëm institucional, integriteti institucional, territori dhe rendi kushtetues. Asnjë qeveri nuk e ka legjitimitetin t’i vë në pikëpyetje këto”, thotë ai.
Vëmendje të madhe në këtë çështje kërkon edhe ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, i cili tregon tri parimet që Kosova nuk duhet t’i negocojë në kuadër të dialogut.
“Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e vet, funksionimin e brendshëm dhe çdo marrëveshje të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe marrëveshja të ketë pjesë të saj njohjen reciproke. Pra Kosova ta fitojë ulësen në OKB dhe njohjen nga Serbia. Çdo temë tjetër që diskutohet sot nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.
Ndërsa, anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija thotë për KosovaPress se çfarëdo kompromisi që do të bëhej do të ishte i dëmshëm për Kosovën.
“Në dialogjet e shumta me ndërkombëtarët është thënë që dokumenti i Ahtisarit është maksimumi i kompromiseve që Kosova po i jep dhe pas këtij dokumenti do të njihet prej të gjitha shteteve të Evropës dhe do të jetë pjesë e kombeve të bashkuara e të tjera.
Prandaj mendoj që Kosova deri më tash ka bërë kompromise maksimale dhe çfarëdo kompromisi që kërkohet prej Kosovës do të kishte qenë i dëmshëm prej mbarëvajtjen dhe funksionalitetin e Kosovës”, thotë ajo.
Në linjë të njëjtë është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Kompromis i dhimbshëm është edhe pako e Ahtisaarit dhe ne nuk guxojmë të shkojmë përtej kësaj dhe të kërkojmë kompromis prapë nga pala kosovare. Nuk di se çka mendojnë por Kosova ka bërë mjaft kompromise dhe ne duhet të mendojmë për vetën tonë duke konsultuar edhe me miqtë tanë ndërkombëtar”, deklaron ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze