LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Inter d’Escaldes në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, shkëlqen Endrit Krasniqi

Prishtina mposht Inter d’Escaldes në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, shkëlqen Endrit Krasniqi

Prishtina e ka fituar ndeshjen ndaj Inter d’Escaldes me rezultat 2-0, në kuadër të finales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Prishtina e nisi ndeshje më mirë, duke radhitur rastet para portës së skuadrës nga Andorra.


Raste të mira kishin Leotrim Kryeziu dhe Lumbardh Dellova, por fati nuk ishte me ta.

Pastaj rrezikoi Endrit Krasniqi me një goditje dënimi dhe një gjuajtje të fortë nga distanca, por nuk arriti ia qëllimin.

Prishtina në minuta e fundit të pjesës së parë shtoi presionin dhe ia arriti qëllimit.

Dellova pasoi te Besnik Krasniqi, i cili ul bukur për Xhevdet Shabanin, ndërsa ky gjuan përtokë e topi i devijuar nga mbrojtja vjen te Endrit Krasniqi që shënoi nga afër për 1-0.

Pas goli Prishtina ka mundur të shënojë edhe një herë me Kryeziun i cili gjuan, por portieri Josep Gomes mbron.

Kampionët e Kosovës e nisën mirë edhe pjesën e dytë.

Në minutën e 58-të, ishte sërish Endrit Krasniqi që kthen në gol një asistim të Mendurim Hotit për 2-0.

Pas golit kryeqytetasit e menaxhuan ndeshjen më mirë, duke krijuar edhe disa gjysmë raste me Kryeziun dhe Mankendën, por rezultati nuk ndryshoi.

Në minutën e 82-të, Besnik Krasniqi gjuan furishëm duke goditur traversën, nga topi i kthyer edhe Endrit Krasniqi gjuan, ku edhe ai goditi në të njëjtin vend.

Në fund Inter ka mundur të shënojë, por Ardit Nika ishte në vend në tri raste.

Me këtë fitore Prishtina kalon në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Ferencvarosin e Hungarisë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori