LAJMI I FUNDIT:

Sqaron Ministria e Mbrojtjes: Ka ndodhur keqkuptim lidhur me shumën e mjeteve për blerjen e dronëve

Sqaron Ministria e Mbrojtjes: Ka ndodhur keqkuptim lidhur me shumën e mjeteve për blerjen e dronëve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten më 25 qershor ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili i tha kabinetit qeveritar se blerja e katër dronëve amerikanë bëhet për nevoja të ngritjes së kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim.

Mirëpo, gjatë raportimit të ministrit ndodhën disa paqartësi rreth shumës që do të shpenzohen për blerjen e këtyre dronëve.


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte thënë se “do të blejnë katër dronë nga ShBA-të, kostoja e të cilëve është 4.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro”.

Telegrafi ka pyetur në Ministrinë e Mbrojtjes, se cila shumë do të jetë në dispozicion për blerjen e dronëve, pasi që në fjalimin e ministrit Mehaj kishte paqartësi rreth shumës, të njëjtit kanë deklaruar se ka ndodhur një keqkuptim gjatë fjalimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj tha për Telegrafin, se shuma për blerjen e dronëve është 11.9 milionë euro.

“Ka ndodhur një keqkuptimin në konvertimin e dollarëve në euro, në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për shumën e saktë për blerjen e dronëve. Dronët do të blihen me 11.9 milionë euro. Pagesa do të realizohet me dy këste, njëra tani dhe tjetra në vitin e ardhshëm”, tha Arifaj.

Ndryshe, ministri Mehaj kishte deklaruar më herët se planifikojnë të bëjnë disa blerje të pajisjeve ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori