LAJMI I FUNDIT:

Shembja e ndërtesës në Miami – ende nuk dihet për fatin e 99 personave

Shembja e ndërtesës në Miami – ende nuk dihet për fatin e 99 personave

Një ndërtesë është shembur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Surfside të Florida-s, duke lënë të vdekur të paktën një person, derisa nuk dihet fati i dhjetëra personave të tjerë; 37 njerëz raportohet se u nxorën nga rrënojat.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se 102 persona janë lokalizuar për sa i përket rastit në fjalë,


“Unë dua t’ju jap një numër të lartë, shumë inkurajues, 102 persona janë lokalizuar. Ky është dyfishi i asaj që kemi mund të raportojmë herën e kaluar”, tha Levine Cava në një konferencë shtypi.

Pamje brenda ndërtesës në Florida - momenti kur shembet pjesërisht ajo
Lexo po ashtu Pamje brenda ndërtesës në Florida - momenti kur shembet pjesërisht ajo

“Njëqind e dy njerëz nga kullat, vendndodhjet e tyre janë të njohura dhe ata janë të sigurt”, u shpreh ajo.

Sidoqoftë, Levine Cava potencoi se akoma nuk dihet për fatin e të paktën 99 personave pas shembjes së ndërtesës.

Ende nuk ka ndonjë shkak zyrtar të shembjes së pjesshme të ndërtesës, sipas kryetares së Qarkut Miami-Dade. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori