LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një person për vrasjen e rëndë në Gjilan

Ndalohet një person për vrasjen e rëndë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen në Gjilan.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta tani të nderin I.C.

Prokuroria njofton se për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C., ndërsa motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen.


Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/