Bujqësia është njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në Kosovë, megjithëse mbetet shqetësuese prodhimi i ulët i produkteve bujqësore në vend dhe trendi i lartë rreth 200 milionë euro i importit të këtyre produkteve nga vendet e huaja.
Kështu tha në tryezën me temë “Importi dhe eksporti i produkteve bujqësore dhe blegtorale në Kosovë”, organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Peci para afaristëve bujqësorë theksoi se për dhjetë vjet nuk ka pasur avancim të legjislacionit në sektorin e bujqësisë, për çka veçoi milionat e shumtë për subvencionet dhe grantet nuk patën efektin e vet.
Ai tha se në periudhën 90 ditësh të qeverisjes kanë ndërmarrë një mori hapash dhe aktivitetesh për avancimin e politikave programore, dhe premtoi se të gjitha shqetësimet dhe brengat e bizneseve në sektorin e bujqësisë do të trajtohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë.
“Fatkeqësisht fokusi në dhjetë vjetët e fundit në sektorin e bujqësisë ka qenë kryesisht në subvencione dhe grante, mirëpo subvencionet dhe grantet pavarësisht që vlera e tyre ka qenë përafërsisht 50 milionë euro në vit, kjo nuk përkthehet në aspektin e ekonomisë. Kështu që nuk e kanë treguar një rezultat në aspektin e përmirësimit të bilancit tregtar. Takimet që më së shumti i preferoj në kuadër të angazhimeve ditore janë me afaristë dhe komunitetin e biznesit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Si ministër, brengat dhe vështirësitë qofshin ato barriera administrative dhe të tjera, do t’i adresojmë nëpërmjet ministrisë në qeveri”, theksoi Peci.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi duke prezantuar hulumtimin mbi të dhënat statistikore rreth produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale të paraqitura në vlerat sasiore dhe në shumën financiare përgjatë tri vjetëve të fundit me ç’rast ka bërë një krahasim në mes të eksportit dhe importit, rritjes së granteve dhe subvencioneve si dhe sigurisë së produkteve, tregut dhe qëndrueshmërisë së bizneseve në këtë sektor.
Krasniqi tha se fatkeqësisht vlera e importit të produkteve bujqësore dhe blegtorale vetëm vitin e kaluar ishte rreth 200 milionë euro, ndërsa eksporti mbi 11 milionë euro.
Për këtë ai tha se bujqësia e zhvilluar është një nga faktorët e sigurisë së vendit, pasi e bën atë më pak të varur nga vendet e tjera.
Për këtë arsye, Krasniqi theksoi se bujqësia duhet të mbështetet dhe subvencionohet dhe bëri të ditur se me anë të një memorandumit me Ministrinë e Bujqësisë do të ofrojnë një ofertë serioze për rritjen e prodhimit të bujqësisë në vend.
“Do ta realizojmë një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht ne jemi të gatshëm dhe kemi shprehur vullnetin që të bashkëpunojmë dhe të krijojmë një ofertë sa më të mirë për bizneset në mënyrë që të kemi zhvillim dhe rritje më të madhe të prodhimit. Në bazë të statistikave prodhimi është shumë i vogël në krahasim me importin që ne e bëjmë”, tha Krasniqi.
Në anën tjetër, në bazë të hulumtimit të OAK-ut, rritja e importit nga viti 2018 deri 2019 ishte 29.76 për qind, me një ulje të lehtë të importit nga viti 2019 deri 2020 vetëm 0.37 për qind. Ndërsa, rritja e eksportit nga 2019 deri 2020 ishte 7.11 për qind. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj