LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Kurti të distancohet nga deklarata e zëdhënësit të Qeverisë, marrëveshja e Washingtonit ka ndikim të fuqishëm

Selmanaj: Kurti të distancohet nga deklarata e zëdhënësit të Qeverisë, marrëveshja e Washingtonit ka ndikim të fuqishëm

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se ka mungesë të transparencës dhe mos përgatitje të kësaj Qeverie për procesin e dialogut.

Selmanaj është shprehur se nuk di se cilat janë parimet dhe qëndrimet e Qeverisë për dialogun.

Në një tryezë të organizuar nga KDI, Selmanaj tha se qeveria në të cilën ai ishte zv. kryeministër, dialogun e ka marrë në udhëheqje si një proces që ka zgjatur për 10 vite, e jo si një proces të ri që fillon me ardhjen e një qeverie të re.


Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike
Lexo po ashtu Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike

“Kjo temë është bërë klishe sepse ka 10 vite që po diskutojmë gjërat e njëjta dhe metodologjitë e njëjta, vetëm njerëzit po ndryshojnë. Ne nuk e shohim si një proces të ri po që ka dalë si rezultat i obligimeve ndërkombëtare. Si LDK shohim që nuk ka përgatitje për ketë temë, e pozicion të qartë për këtë proces. Ka një mungesë transparence, unë nuk di cilat janë parimet e kësaj Qeverie për dialogun”, tha Selmanaj.

Më tutje Selmanaj ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e ndërmjetësimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Po shohim një qasje joaktive të kësaj qeverie për të përfshirë ShBA-të bë këtë proces. Ftoj kryeministrin të distancohet nga deklarimet e zëdhënësit të tij lidhur me marrëveshjen e Washingtonit sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në vend”, tha Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori